Krasniqi i drejtohet Prishtina F: Nuk jemi më ekip vendnumëro

Volejboll

Krasniqi i drejtohet Prishtina F: Nuk jemi më ekip vendnumëro

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:11
M-Technologie

Naser Krasniqi, kryetrajner i KV M-Technologie Prishtina, ka bërë taktikën e lojës për fitore kundër Prishtina F., në ndeshjen derbi të skuadrave nga kryeqyteti, në kuadër të javës së tretë të Superligës A në volejboll (femrat). Ndeshja luhet të dielën në orën 18.00 në sallën e fakultetit të kulturës fizike në Prishtinë. Prishtina F është në vend të pestë me 16 pikë, ngec për shtatë pikë larg M-Technologie që renditet në pozitën e 4-të. 

Image

“Klubi ynë është i përgatitur për këtë sezon si asnjëherë më parë. Çdo gjë kemi filluar me kohë dhe jemi duke punuar me përkushtim të madh, që të arrijmë një synim tonin të vetëm për këtë vit. Rrethanat për ne kanë ndryshuar që nuk jemi më ekip vendnumëro, jemi pretendent për titull dhe ka ardhë koha që ekipi M-Technologie ta vazhdoj traditën e krijuar me parë, duke fituar 7 tituj dhe kupa Republike nga paslufta e deri me tani. Lehtë nuk është aspak sepse kemi të gjitha ekipet e Superligës që janë me të njëjtin qëllim duke bërë gara.

Sa i përket ekipit të Prishtinës, mund të themi lirisht se është befasi këtë sezon duke angazhuat edhe lojtare klasi nga Brazili, duke përmirësuar lojën dhe organizimin e klubit në përgjithësi, andaj me të drejt konsiderohen rival. Ne nuk jemi në presion aspak, jemi të përgatitur maksimalisht për këtë dhe ndeshjet e tjera dhe përparësitë tona ose të rivalit është mirë të shpalosen në fushë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat