Reagon Skenderaj: Kemi marrë vetëm përbuzje tash e 16 muaj

Volejboll

Reagon Skenderaj: Kemi marrë vetëm përbuzje tash e 16 muaj

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Reagon Skenderaj: Kemi marrë vetëm përbuzje tash e 16 muaj

Volejbollistet e Skenderajt i takojnë këtij nënqiellit dhe meritojnë një trajtim më dinjitetshëm. Klub që pretendon tituj, por është në krizë të thellë financiare. “KV Skenderaj në probleme të mëdha financiare. Edh pse KV Skenderaj është klubi me i suksesshëm në komunën e Skenderajt, e pse jo edhe në Volejbollin e Kosovës, kjo pak kujt i intereson.

Më të vërtetë Klubi gjendet në një pozitë shumë të vështirë financiare, e kjo si rezultat i mos përkrahjes financiare nga niveli lokal dhe donatorëve tjerë të mundshëm. Ka një vit e gjysmë që nga Komuna jonë nuk kemi marrur as edhe një cent, edhe pse ndaj Komunës i kemi kryer të gjitha obligimet qe na u janë kërkuar. Ne si Klub i kemi adresuar disa kërkesa në drejtim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, duke u bazuar në sukseset e Klubit i cili është i vetmi klub që sjellë rezultate në Komunën e Skenderajt dhe atë Kombëtarë, emër qe me krenari e mban klubi jonë  Skenderaj, mirëpo nga kjo e fundit kemi marrë vetëm përbuzje tash e 16 muaj.

Donatorët të cilët i falënderojmë e që fal tyre kemi arritur suksese të mëdha dhe kemi mbijetuar, mirëpo ata janë lodhur duke pritur ligjin për sponzorizim. Sot të ndihmosh klubet është një bujari e madhe, një sakrificë qe nuk ta din askush përveç Klubeve dhe sportistëve të vërtetë. Ne i lusim donatorët qe mos ta humbasin shpresën e të na përkrahin sepse pa ndihmën e tyre nuk mundemi ti arrijmë qëllimet drejt suksesit. Klubi i volejbollit Skenderaj i cili lufton për titullin e kampionit nuk ka shtëpi sportive, në fakt nuk ka pas kurrë. Qe 12 vite ka filluar Pallati i Sporteve mirëpo për fat të keq është larg përfundimit, madje më të nuk merret askush dhe se dita ditës po shkatërrohet. Të gjitha lojërat e garave të Play-Off jemi të detyruar ti luajmë jashtë Komunës sonë gjë qe e vështirëson në masë të madhe punën dhe suksesin tonë.

I ftojmë institucionet Komunale të na krijojnë kushte e jo barriera, sepse e kanë obligim, ftojmë donatorët, dhe gjithë simpatizantët tanë qe të na përkrahin. Ne ju sigurojmë që KV-Skenderaj do të luftoj deri në fund për titullin e kampionit dhe kupës së Kosovës edhe pse me potencial vetëm vendor. Por, nëse nuk e kemi përkrahjen tuaj e sidomos të institucioneve Komunale, me të kryer kampionati KV-Skenderaj më nuk do të garon në garat kampionale”,  reagon kryetari i klubit: Agron Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat