Mimoza takon trajnerët, për projektin e madh të volejbollit

Volejboll

Mimoza takon trajnerët, për projektin e madh të volejbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:16
Mimoza takon trajnerët, për projektin e madh të volejbollit

Volejbolli ka një rritje të lehtë në vitet e fundit qoftë të femrat qoftë të meshkujt. E veçanta është me shkollat e volejbollit që funksionojnë në disa qytete dhe po i japin të ardhme të ndritur këtij sporti.  

Ish volejbollistja e mirënjohur, aktualisht profesoreshë e shkencave sportive, Mimoza Shkodra, nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, e cila është kryetare e komisionit të shkollave të volejbollit, po punon me ritëm të shtuar dhe ka shtyrë proceset shumë përpara nëpër shkollat që janë fituese të projektit të Federatës së Volejbollit Ndërkombëtar (CEV).  

Image

Mimoza ka pasur takimin e parë me trajnerët e shkollave të volejbollit, ku u diskutua për mbarëvajtjen e projektit të shkollave. Mimoza u nda e kënaqur me gjithë procesin që ka shkuar deri me tash duke shpresuar se me kalimin e kohës do të zgjerohet edhe më shumë ky projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat