Ademi: Napredaku ka tentuar të hyjë në Kosovë...

Volejboll

Ademi: Napredaku ka tentuar të hyjë në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:01
Ademi: Napredaku ka tentuar të hyjë në Kosovë...

Ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Fejzullah Ademi, ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, me zhvillimin e garave ilegale nga Serbia në territorin e Kosovës. Klubet serbe që veprojnë në Kosovë, zhvillojnë aktivitete në kuadër të Serbisë dhe nuk njohin institucionet e Kosovës. Ai ka komentuar në lidhje me reagimin e fuqishëm të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj Federatës serbe që ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të ashtuquajtur Federata e Futbollit për Kosovë e Metohi! 
“Të njëjtën gjë duhet bërë të gjitha Federatat tjera të Kosovës të cilat po ballafaqohen me probleme të ngjashme.
Federata e Volejbollit të Kosovës, është përballë me problem të ngjashëm, në Kosovë (Graçanicë) kohë me parë është mbajtur Kuvendi i federatës serbe për Kosovë e Metohi, por asnjë reagim nuk ka dal nga FVK! Bile çdo jave thuaja se organet kufitare të Kosovës (Policia e Kosovës).
Po ballafaqohen me ekipet nga Serbia të cilat vijnë në Kosovë për të zhvilluar ndeshjet me ekipet serbe të Kosovës!
Nuk kam hasë në asnjë reagim të FVK-ës, e as të institucioneve relevante të Kosovës për këtë problem.
Jo me larg se javën e kaluar, ekipi i volejbollit serb Napredak ka tentuar të hynë në Kosovë për të zhvillu ndeshje.
Por se FVK nuk ka dal me prononcim në lidhje me këtë!
FVK-ës si i vetmi organ i cili është i autorizuar për organizimin e aktiviteteve sportive në Kosovë, duhet të reagon në Institucionet relevante të volejbollit si janë Asociacioni Ballkanik i Volejbollit, Confederata Europiane e Volejbollit dhe Federata Internacionale Botërore e Volejbollit dhe Institucionet vendore MKRS DHE KOK”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat