Skuadra shqiptare mëton gjysmëfinalen në Maqedoninë Veriore

Volejboll

Skuadra shqiptare mëton gjysmëfinalen në Maqedoninë Veriore

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:07
Skuadra shqiptare mëton gjysmëfinalen në Maqedoni

Volejbollistët e Shutovës nga Kërçova e kanë nisur mjaftë mirë sezonin e dytë të kampionatit të Maqedonisë në volejboll për meshkuj. Në tre ndeshjet e para ata kanë shënuar dy fitore dhe një humbje.

“Ka tre xhiro që ka filluar sezoni pranveror dhe Shutova me përforcimet e bëra Wilian Cezar nga Brazili, Stanisllav Azarov nga Ukraina dhe Igor Subotiç nga Bosnja përveç që freskoi radhët e veta, po arrin edhe suksese të reja në fazën e dytë të kampionatit”, deklaroi për Lajm të Maqedonisë, kryetari i klubit Bashkim Mehmeti.

“Në xhiron e parë humbëm në Strumicë, ndërkaq korrëm fitore kundër Probishtipit dhe Universitetit të Tetovë”, shtoi ai. 
KV Shutova, të enjten, luan ndeshjen çerekfinale të kupës ndaj Vesna nga Probishtipi. Drejtuesit e klubit kërçovarë kanë synime të qarta.

“Pretendojmë titullin kampion. Jemi në vend pestë, por shpresojmë e në fund do të radhitemi mes katër ekipeve të para, që mundësojnë të luajmë në play-off. Në kupë synojmë trofeun, duke filluar nga nesër kundër Vesna nga Probishtipi ku shpresojmë në fitore dhe kualifikim në gjysmëfinale”, thotë Mehmeti.

Takimi Shutova-Vesna Probishtip do të luhet të enjten me fillim prej orës 18:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat