Mehmeti: Kjo është një katastrofë që ndodhë 

Volejboll

Mehmeti: Kjo është një katastrofë që ndodhë 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:48
KV Prishtina

Drejtori sportiv i klubit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, komplimentoj volejbollistet e tij për lojën e mirë kundër Skenderajt, por në anën tjetër adreson kritika në drejtim të Federatës së Volejbollit të Kosovës. “KV Prishtina-KV Skenderaj 2:3.
Një lojë fantastike fitore e merituar e Skenderajt. Desha të kujtojë komisarin e garave se ne nuk po merremi me politikë, por nëse një refer mundet të referojë dy lojë njërën pas tjetrës të cilat lojë janë përfunduar me rezultat 3 me 2 edhe tjetra 2 me 3, edhe të dy lojët derbi...ma merr mendja se kjo nuk është politik siç pretendojnë zyrtarët e FVK-ës në mbledhjen e fundit të shoqatës së referëve.10 seta prej orës 15.30 deri në ora 21.30 ku është siguria, vigjilenca dhe koncentrimi i referit, kjo është një katastrofë që ndodhë vetëm në volejbollin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat