Kastrioti mobilizon forcat për M- Technologien

Volejboll

Kastrioti mobilizon forcat për M- Technologien

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:57
Kastrioti mobilizon forcat për M- Technologien

Sot me fillim nga ora 20:00 në palestrën e sportit ‘ Bill Clinton “ do të zhvillohet gjysmëfinalja e kupës se Kosovës. Kastrioti i Ferizajt mobilzon forcat për fitore dhe kualifikim, sikurse edhe M- Technologie nga Prishtina. “Kundërshtari ynë do të jetë M- Technologie nga Prishtina të cilët po kalojnë formën mjaftë të mirë, gjithsesi mbesim optimist pasi ne dy takimet e fundit te dyja skuadrat kanë nga një fitore . Rikujtojmë se M-Technologie është ekipi më i përforcuar në Superligë, ku në përbërje ka dy lojtare nga Brazili si dhe lojtare nga Kosova.
Ftojmë të gjithë Ferizajasit , sportdashësit , familjarë shoqëri të jenë prezentë në përkrahje te vajzave , se bashku mundë t’ia dalim . Gjithashtu një ftese publike për tifozërine Ultras Ujqit nga te cilët kërkojmë përkrahje në këtë ndeshje jetike për ekipin , pasi edhe me herët kemi treguar se vetëm se bashku mundë të arrijmë sukses”, bëhet e ditur nga KV Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat