Rrugëtimit për të qëndruar në Superligë i erdhi fundi

Volejboll

Rrugëtimit për të qëndruar në Superligë i erdhi fundi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:31
Klubi i volejbollit Ferizaj

Rrugëtimit për të qëndruar në Superligë i erdhi fundi. Klubi i volejbollit Ferizaj pas fitores 3:0 ndaj Vëllaznimit, janë të lumtura, duke shkruar: "Ne jemi pjesë e Superligës së Kosovës...
Duke mos u ndalur së falënderuar njerëzit që ishin afër nesh dhe qëndruan besnik në rrugën tonë, për sukseset e ekipit ata besuan dhe na mbështetën deri në fund.
Të mos harrojmë edhe sponsorët pa të cilët nuk do të kishim mundur të vazhdojmë ekzistencën tonë.
Ju jemi mirënjohës pafundësisht dhe me përmbushjen e objektivave të klubit ne i'a dolëm së bashku. Faleminderit edhe tifozëve Ujqit të cilët asnjëherë nuk u larguan nga klubi edhe në ditët më të vështira".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat