KV Luboteni: Ishte një ndeshje mjaft e tensionuar 

Volejboll

KV Luboteni: Ishte një ndeshje mjaft e tensionuar 

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:33
KV Luboteni: Ishte një ndeshje mjaft e tensionuar 

Klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj shënon fitore të rëndësishme mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Bill Klinton”, duke e mposhtur KV Prishtina Volley me rezultat 3:1 në sete. “Me këtë fitore skuadra jonë e forcon edhe më shumë pozitën e liderit, në Superligën e Kosovës në volejboll.

Vlen të theksohet se ishte një ndeshje mjaftë e tensionuar dhe dy lëndime nga ana jonë, ndërsa një lëndim nga tabori i Prishtina Volley. Lojtarëve të lënduar ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Urojmë të gjithë lojtarët dhe shtabin teknik për lojën dhe angazhimin e treguar mbrëmë!”, thuhet nga KV Luboteni (meshkujt).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat