Arjola apo stuhia shqiptare, dridh klubet e Kosovës

Volejboll

Arjola apo stuhia shqiptare, dridh klubet e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:57
Arjola apo stuhia shqiptare, dridh klubet e Kosovës

Dikujt ia ka këput këmbët rikthimi i Arjola Prengës në klubin e volejbollit Drita nga Gjilani, kampione në fuqi. Volejbollistja më e mirë shqiptare rikthehet te Drita dhe kjo konfirmon se Drita nuk do ta ketë më rivale në luftë për titull, ani se M-Technologie Prishtina, Skenderaj dhe Kastrioti, do të orvaten t’i bëjnë ballë kësaj stuhie, që e pranuam apo jo, ka shkaktuar dridhje te klubet tona.

Image

“Ekipi jonë është e kompletuar me rikthimin e Arjola Prengës dhe Lorina Mehmetit, të cilat gjatë gjithë ndeshjes (kundër Prishtinës) ishin fantastike! Në ndeshjen e radhës, vashat tona do të përballen me ekipin e Kastriotit nga Ferizaj”, bëhet e ditur nga Drita. Ndryshe, Arjola është pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat