Krasniqi: Nuk ka favorit në finale 

Volejboll

Krasniqi: Nuk ka favorit në finale 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:36
KV M-Technologie

Në konkurrencën e femrave, M-Technologie nga Prishtina përballet me Skenderajn, në kuadër të finales së Kupës së Kosovës në volejboll, që luhet sot në orën 14.30 në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. Kryetrajneri i M- Technologie, Naser Krasniqi, është i bindur në fitore. “Ndeshja e finales së Kupës së Republikës i takon dy skuadrave që po tregojnë formë të mirë, këtë sezon pranveror, te dyjat kanë një ngritje të formës kohët e fundit. Përparësitë e njërës skuadër dhe tjetrës karshi njëra-tjetrës kanë edhe specifikat e veta.

Ne jemi shumë të etur për triumf si në Kupë ashtu edhe në play-off po ashtu edhe skuadra e Skenderajt ka ambicie të njëjta. Ndryshimet janë se në këtë vit kemi marr në radhët e tona lojtare me eksperiencë nga Brazili që bëjnë diferencën, kurse pjesa tjetër e ekipit është komponuar shumë shpejt me to fal punës së madhe që ne bëjmë për ta gjet një lojë që neve na përshtatet. Mungesat e tona janë aty se ne nuk kemi asnjë lojtare që është pjesë e kombëtares së Kosovës jo pse nuk e meritojnë, po ashtu ka qenë mendimi i të tjerëve.

Ekipi i Skenderajt që një kohë të gjatë luan me këtë përbërje, luajnë bashkë plus është i madh se këtë vit kanë në përbërje lojtaren Muja, si dhe rikthimin e Behramit nga lëndimi, pra ne luajmë kundër komplet një kombëtareje. Sido që të jetë unë jam i kënaqur që kemi arritur deri këtu dhe nuk ka favorit në finale, po do të fitoj ekipi që bënë më së paku gabime dhe ekipi që do të ketë koncentrim maksimal.

Dëshira ime si trajner shumëvjeçar në volejboll është që të fitoj volejbolli, të jetë festë e volejbollit dhe t’i kënaqim shikuesit e dashamirët e këtij sporti. Me fat i themi të dy ekipeve sepse do të dal fitues vetëm një ekip”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat