Ylli Kadriu: Pritet finale e fortë 

Volejboll

Ylli Kadriu: Pritet finale e fortë 

Nga: K. G. Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:39
Ylli Kadriu: Pritet finale e fortë 

Ylli Kadriu, kryetrajner i Skenderajt, është shprehur optimist para sfidës finale të Kupës së Kosovës në volejboll (femrat), se do të japin maksimumin kundër M-Technologie Prishtina, ndeshje që luhet sot në orën 14.30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. “Ndoshta përparësitë e KV Skenderajt janë që këto vite jemi mësuar të jemi në finale dhe nuk kemi fare presion në këto ndeshje të finaleve.

Mandej përparësia tjetër është që jemi ekip e kompletuar ku mund te sulmojmë nga çdo pozicion, gjë që kundërshtarit ia vështirëson punën. Pritet të jetë finale e fortë, sepse kemi të bëjmë me një ekip të kompletuar dhe shumë të përforcuar këtë sezon, megjithatë mendoj se nëse jemi 100% të fokusuar në ndeshje, mund të ia dalim, të sjellim Kupën në Skenderaj.

Skuadra jonë është komplete, disa lojtare që i kemi pasur të lënduara ose me probleme shëndetësore kanë filluar ta marrin veten dhe do të jenë shumë të rëndësishme në këtë finale të madhe”, tha Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat