Luboteni fiton Kupën e Kosovës

Volejboll

Luboteni fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:54
Luboteni fiton Kupën e Kosovës

Luboteni nga Ferizaj tregoi forcën në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll (meshkujt), duke triumfuar me rezultat bindës 3:0 (25:22, 25:19, 25:20)  në përballje me Prishtina Volley, në ndeshjen që u luajt në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Pritej finale më e fortë, por Prishtina Volley nuk ishte në formën e saj dhe nuk arriti të fitoi asnjë set përballë ferizajasve. Seti i parë ka qenë me rivalitet, kur Luboteni triumfoi me tri pikë dallim (25:22), por në setin e dytë treguan më shumë dhe ishin më bindës, duke fituar me 25:19.

Djelmoshat e kryetrajnerit Xhavit Kajtazi nuk arritën as në setin e tretë të bëjnë më shumë ndaj rivalit të disponuar. Luboteni me mjaft sukses administroi lojën dhe fitoi setin e tretë me 25:20 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0. Një sukses i madh për ferizajasit, ndërsa Prishtina Volleyt i mbetet tani të luftojnë në kampionat. Luboteni është prej skuadrave më cilësore, që pretendojnë edhe titullin e kampionit. Duhet theksuar se Luboteni ka pasur mungesë brazilianin Junio Tavares Maciel dhe Ilir Xhymshitin, për shkak të lëndimit dhe Prishtinës i mungoi Kushtrim Bojaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat