Reagim interesant i Naser Krasniqit

Volejboll

Reagim interesant i Naser Krasniqit

Nga: K. G. Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:19
Reagim interesant i Naser Krasniqit

M-Technologie Prishtina pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Skenderaj, në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll (femrat), e cila u luajt në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

E veçanta, ka qenë se M-Technologie ka dy braziliane, si Bianca Gomes që ka 37 vjeç (182 centimetra), luan në pozitën e pranueses dhe Marluci Toazzi luan pranuese, e gjatë 183 centimetra dhe ka 32 vjeç, por nuk iu shkoi me ekip ashtu siç paramenduan!

Në fakt, kryetrajneri i klubit prishtinas, në një moment ka pasur dhe reagime interesante, thuajse mundohej të fliste edhe me duart, pasi që se kuptonte pse nuk po i shkon vajzave me Skenderajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat