Vajzat e KV Prishtinës solidarizohen me punëtorët e  Pallatit të Rinisë, ja arsyeja!

Volejboll

Vajzat e KV Prishtinës solidarizohen me punëtorët e  Pallatit të Rinisë, ja arsyeja!

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:31
Vajzat e KV Prishtinës solidarizohen me punëtorët e  Pallatit të Rinisë, ja arsyeja!

Klubi i volejbollit Prishtina F. është i shqetësuar me grevën që po mbahet nga punëtorët e Pallatit të Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Drejtori i klubit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, tha se me vajzat e reja dolën dhe u solidarizuan me punëtorët e pallatit.
“Klubi jonë është solidarizuar me punëtorët e kësaj organizate. Edhe ne e ndjejmë veten si pjesë e kësaj familje. Do të thotë jemi rritur së bashku. Punëtorët për rroga janë në grevë. 
Ne si sportistë dëshirojmë që në pallatin e sportit të mos të ketë probleme. Kur dëgjojmë që punëtorët të cilët janë me ne sportistët dhe nuk marrin rrogë qe 4 muaj, atëherë edhe ne si sportistë ndihemi shumë keq.
Komuna do te gjejë mundësin e parë dhe do ti tejkaloj të gjitha problemet në pallatin e sportit”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat