Krasniqi: Mos të dihet se kush është i pari e kush i dyti... - Bota Sot
Krasniqi: Mos të dihet se kush është i pari e kush i dyti...

Volejboll

Krasniqi: Mos të dihet se kush është i pari e kush i dyti...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:09
Krasniqi: Mos të dihet se kush është i pari e kush i dyti...

Asnjëherë nuk ka qenë më dramë në volejbollin femëror të Kosovës se gjatë këtij edicioni. Si kurrë më parë nuk dihet se kush do të përfundon i pari e kush i dyti në garat e rregullta të Superligës së Kosovë. Luftë e ashpër për vend të parë, diferenca mes të parit dhe të katërtit është vetëm 3 pikë!

Askush  nuk e di se kush do të përfundojë në vend të parë, e cila është si përparësi në garat e play-off-it, sepse ekipi që përfundon i pari ka një ndeshje me shumë si vendas! Lëmsh i madh në ligë, më së miri e dëshmon edhe renditja, ku Skenderaj kryeson me 42 pikë, duke lënë pas kampionen në fuqi Dritën nga Gjilani me 41 sosh, pastaj M-Technologie me 40 dhe Kastriotin me 39. Këto janë katër ekipet më të forta dhe dukshëm që dallojnë nga të tjerat, jo edhe aq shumë nga Prishtina F, por kjo e fundit nuk kishte fat në disa javë dhe u desh të pajtohej me pozitën e pestë.  

Kryetrajneri i M-Technologie Prishtina, Naser Krasniqi, tha me krenari se tash e 16 vjet, prej se është në zejen e trajnerit, nuk e mban mend një rivalitet kaq të madhe mes ekipeve, sidomos afërsia aq e ngushtë me pikë mes të parit dhe pozitës së katërt.  “Unë gjatë karrierës sime 16-vjeçare si trajner nuk e mbaj mend se ndonjëherë ka ndodhë që deri në fund të kampionatit të mos dihet se kush është i pari e kush i dyti e kush i treti dhe kush i katërti. Përpara disa viteve qysh në start të kampionatit dihej se kush është pretendent kryesor për titull edhe ashtu mbarohej me kampionatin”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 Krasniqi mburret që liga të femrat ka fituar në rivalitet, që besa edhe në cilësi. “Sot jemi në një etapë të re të shpalosjes së cilësive të skuadrave që janë pretendente për titull. Pra kjo situatë është e vështirë për të gjitha klubet e katërshes të cilat kanë ambicie të njëjta për titull. Dallimi mes pozitës së parë dhe pozitës së fundit ka pak , ose më mirë të themi dallojnë nuancat mes ekipeve. Ndoshta në këto katër ekipe pak më në pozitë jo të favorshme është vetëm Kastrioti i cili në ballafaqimet direkte me këto tri ekipet e tjera i ka të gjitha humbje, kurse ekipi i Skenderajt është pak në situatë më të mirë sepse e kanë fituar Kupën dhe janë të motivuar për suksese të reja.

Ekipi i Dritës dhe ekipi M - Technologie janë në situatë tërësisht të njëjtë dhe pas pësimeve nga KV Skenderaj për Kupë tani do të bëjnë çmos ta kthejnë vetëbesimin, gjë që kanë gjasa reale dhe asgjë deri në fund nuk do të dihet. Një është e mirë në këtë kampionat, se po dëshmojmë çdo herë e më shumë se në konkurrencën e femrave po punohet më shumë, po investohet më shumë dhe ka seriozitet dhe profesionalizëm më shumë se në konkurrencën e meshkujve. Në fund konkludoj se këtë kampionat e dallon nga ato të tjerët, rivaliteti i barabartë mes katër ekipeve që kurrë deri me tani nuk ka qenë”, përfundoi Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...