Këta janë trajnerët dhe klubet që i dhanë shkëlqim volejbollit femëror në Kosovë

Volejboll

Këta janë trajnerët dhe klubet që i dhanë shkëlqim volejbollit femëror në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:19
Ilustrim

Fundjava pritet me drithërima në volejbollin e Kosovës (femrat). Skenderaj udhëheq me 42 pikë, ka një më shumë se Drita, dy se  M-Technologie dhe tri se Kastrioti i Ferizajt! 
Diferenca mes të parit dhe pozitës së katërt është tri pikë, kjo nënkupton se nuk dihet se cilat nga ekipet do të përfundojë në krye të renditjes në garat e rregullta të elitës! 

Image

Edon Ibrahimi

Katër klube që i dhanë rivalitet e shkëlqim ligës, pa lënë anash në një formë edhe Prishtina F. por që nga ngecur shumë larg me pikë, në vend të pestë që ka vetëm 22 pikë apo ka dyfishin e pikëve me pak se liderja! 

Image

Ylli Kadriu

Ylli Kadriu, trajner i Skenderajt, Lorik Ilazi – trajner i kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani. Naser Krasniqi – trajner i M-Technologie Prishtina dhe Edon Ibrahimi – trajner i Kastriotit të Ferizajt, deshëm apo nuk deshëm, e pranuam apo nuk e pranuam, i dhanë shkëlqim ligës, sepse me ekipet e tyre krijuan një rivalitet të paparë deri me tash në vitet e pasluftës në volejboll.

Image

Lorik Ilazi

Që të katërt trajnerët meritojnë notën më të lartë si për punën dhe angazhimin, po ashtu edhe për karakterin sportiv.

Image

Naser Krasniqi

Naser Krasniqi për nga mosha është më i vjetri apo që e vlerëson veten si babai i titujve dhe trofeve tjerë në vendin tonë dhe trajneri më i ri e më simpatik me buzëqeshje sportive është Edon Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat