Finalet e nxehta, Drita apo M-Technologie?

Volejboll

Finalet e nxehta, Drita apo M-Technologie?

Nga: K. G. Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:09
KV Drita

Finale të nxehta të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat), mes kampiones në fuqi Dritës nga Gjilanit dhe M-Technologie nga Prishtina.

Finalja e parë luhet nesër në orën 19.00 në pallatin e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. “Qytetarë të Gilanit dhe djemtë më besnik të klubeve me emrin DRITA , bëhuni gati për finalet më të zjarrta që ka përjetuar volejbolli në trojet shqiptare e më gjerë! Bëhuni gati për përkrahje maksimale për vashat e qytetit, për kampionet e shumëfishta që synojnë ta mbajnë titullin në qytetin e sportit.

Bëhuni gati për befasitë që do ti dhurojmë në tribunë dhe bëhuni gati për diçka që nuk është parë që shumë kohë në palestër. Pra, finalja e parë për qytetin tonë fillon me 24 prill, e mërkurë nga ora 19:00. Shihemi në palestrën "Bashkim Selishta - Petriti" drejt kampionit dhe për kampionet!”, bëhet e ditur nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat