Bahri Gjinovci: Në Milano kemi ardhur për suksese

Volejboll

Bahri Gjinovci: Në Milano kemi ardhur për suksese

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:29
Bahri Gjinovci: Në Milano kemi ardhur për suksese

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, që drejton edhe Universitetin e Prishtinës (femrat), pretendon suksese në turneun e volejbollit që fillon nesër në Milano të Italisë. Gjinovci njihet me qetësinë e tij, ka informatat të mjaftueshme për rivalet e universiteteve nga shtetet tjera.

”Jemi në Milano, jemi në turneun e Universiteteve ‘Euromilani 2019’,  nesër i kemi 4 ndeshje. Deri me sot në çdo aktivitet që kemi marr pjesë me Universitetin e Prishtinës kemi pas suksese, për herë kampion ose nënkampion kemi qenë, edhe këtë herë shpresoj që do të kemi suksese, pavarësisht që konkurrenca këtë herë do të jetë edhe më e fortë, por besoj ne vajzat e ekipit tim.

Normal gjitha këto suksese u arritën fal mbështetjes nga Universiteti i Prishtinës dhe bashkëpunimit të mirë që kemi me klubet profesionale të volejbollit”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat