Gjinovci: Jemi kampion në Milano, arritje e madhe për Kosovën

Volejboll

Gjinovci: Jemi kampion në Milano, arritje e madhe për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:49
Gjinovci: Jemi kampion në Milano, arritje e madhe për Kosovën

Selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, me shumë sukses udhëhoqi Universitetin e Prishtinës në konkurrencën e femrave në volejboll dhe doli triumfues në garën e Universiteteve në Itali.

“Në Milano të Italisë në turneun ndërkombëtar te universiteteve "EuroMilano" arritëm të shpallemi kampion në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm universitar, në një konkurrencë shumë të fortën e në mesin e shumë universiteteve të shteteve të ndryshme të Evropës.  Kjo është një arritje e madhe për Universitetin e Prishtinës dhe sportin e Kosovës.

Patëm shtatë ndeshje dhe të gjitha fitore, fal lojës së mirë, përkushtimit dhe seriozitetit të madh te vajzave te ekipit tonë, arritëm që pas fitoreve të njëpasnjëshme të korrim këtë rezultat të madh. Në gjysmëfinale e mposhtëm ekipin nga Çekia me rezultat 2:1 dhe ne finale ekipin nga Belgjika 2:0”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat