Loriku po qan, e mposhti babain e titujve në Kosovë!

Volejboll

Loriku po qan, e mposhti babain e titujve në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:17
Loriku po qan, e mposhti babain e titujve në Kosovë!

Objektivi i aparatit është i pamëshirshëm (foto Shpend Ahmeti)! Kur s’e pret edhe të zë në pozicionin më të keq, siç thonë në popull: Në pozicionin mat! I Emocionuar dhe në një moment u shkreh në vaj! Ky është Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës nga Gjilani (femrat) dhe selektor i kombëtares së Kosovës.
Loriku kishte tri arsye që u emocionua dhe iu mbushën sytë me lot, ku shihet edhe në foto. 
E para, u stolis me titullin e kampionit dhe ishte i katërti rresht, rekord!
E dyta, nuk ka si mos të emocionohet kur në lojën e sportit skofiar solli mbi 3000 mijë shikues në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, që askush nga volejbolli deri me tash nuk e ka thyer këtë rekord shikueshmërie në Kosovë.
E treta, kur Loriku shikoj nga kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, emocionohet deri në pikën e fundit apo iu rriten emocionet 200 për qind! Sepse e mposhti Naserin apo babain e titujve në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat