Luboteni kampion i ri i Kosovës 

Volejboll

Luboteni kampion i ri i Kosovës 

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:36
Luboteni kampion i ri i Kosovës 

Skuadra e Lubotenit nga Ferizaj fitoi titullin e kampionit të Kosovës në Superligën e meshkujve në volejboll, pasi mposhti në serinë e finaleve Prishtina Volley me rezultat 3:1, pas 4 ndeshjeve të kësaj serie.

Në takimin e katërt, Luboteni nuk lejoi befasi dhe me shifra të pastra 3:0, shënoi fitore në kryeqytet. Setin e parë Luboteni e fitoi 25:22, ndërsa në të dytin ishte akoma më bindës duke e fituar 25:20.

Periudha e tretë e vulosi kampionin e ri, meqë Luboteni e kufizoi Prishtina Volley në vetëm 17 pikë, për ta fituar ndeshjen dhe trofeun e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat