Trajnerët që i dhanë rivalitet elitës së volejbollit!

Volejboll

Trajnerët që i dhanë rivalitet elitës së volejbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:30
Lorik Ilazi

Vlerësohet se ka qenë prej edicioneve më të mira në elitën e volejbollit femëror në Kosovë, me një rivalitet të madh dhe me afërsi të pikëve mes skuadrave. Drita nga Gjilani fitoi titullin për herë të katërt rresht, kurse Skenderaj triumfoi për Kupën e Kosovës. 
E para, Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, meriton maksimale jo vetëm që ne Dritën u bën kampion, por edhe i dhanë shkëlqim sportit skofiar.  Gjilani ishte qershia mbi tortë në sfidën e tretë të finales së play-off-it, mbi 3000 shikues në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” dhe tifozët u përkujdesën edhe për të krijuar një atmosferë që rrallë shihet në palestrat tona. Ilazi dëshmoi se vërtet ka punuar dhe ndërtuar ekip shumë të mirë.

Image

Ylli Kadriu

E dyta, Skenderaj dëshmoi se edhe me lojtare vendore është fuqi dhe fitoi Kupën e Kosovës, duke e mundur në finale M-Technologie Prishtinën me dy braziliane. Kryetrajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, tregoi edhe një herë se aty punohet, ka rend e disiplinë dhe në fund vijnë edhe sukseset. 

Image

Naser Krasniqi

E treta, Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie Prishtina, me braziliane e shtoi rivalitetin dhe i dha atraktivitet ligës. Krasniqi duhet të mburret sepse ishte finalist si në Kupë si në kampionat dhe shumë herë me deklarata sportive e ndezi atmosferën. Dëshmoi se ka bërë punë të madhe, por që nuk ia doli të sjellë një trofe në kryeqytet.

Image

Edon Ibrahimi

E katërt, Edon Ibrahimi, kryetrajneri më i ri në ligë, bëri punë të mirë dhe me Kastriotin ka qenë shumë i fortë për secilin rival dhe me lojtare vendore gati sa befasuan të gjithë! Mbi të gjitha Edoni duhet të jetë i kënaqur që ishte në katërshen e parë dhe pa asnjë përforcim nga jashtëm, një sukses i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat