Volejbollistja shqiptare kërkon të shkruajë historinë

Volejboll

Volejbollistja shqiptare kërkon të shkruajë historinë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:09
Volejbollistja shqiptare kërkon të shkruajë historinë

Erblira Bici do të zbresë nesër në parket me skuadrën e saj, Igor Volej Novara, ku do të zhvillojë një ndeshje historike. Bëhet fjalë për finale e Ligës së Kampionëve, e cila do të mbahet në Berlin, në orën 16:00, ku për herë të parë do të luajë një volejbolliste shqiptare.

Do të jetë një sfidë tërësisht italiane, ku skuadra e lojtares kuqezi do të ndeshet me Imoko Konelianon, ekip që vetëm disa javë më parë fitoi titullin.

Një sezon fantastik për Erblira Bicin dhe Novarën, që këtë sezon u shpall nënkampione dhe arriti të fitojë Kupën e Italisë, ku në finale mposhti pikërisht Konelianon, me të cilën do të përballet nesër në finale. I urojmë suksese kampiones kuqezi dhe skuadrës së saj në finalen e eventit më të rëndësishëm kontinental në rang klubesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat