Kastrioti U-16 më i miri 

Volejboll

Kastrioti U-16 më i miri 

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:27
Kastrioti U-16 më i miri 

Edhe një herë KV Kastrioti i Ferizaj dëshmon se është kampion kur bëhet fjalë për punën me të reja, pas shpalljes kampion për gjeneratat U-18 , tani ishte radha e U-16, ku arriti të mbyllë me mjaftë sukses një kampionat ku nga 12 ndeshje gjithsej arriti të fitoj të 12 ndeshjet me vetëm 2 sete të humbur dhe kështu me plotë meritë i takon titulli i Kampionit.

Sot në palestrën e gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e play-off it ku morën pjesë ekipet më të mira nga e gjithë Kosova (të renditura më së miri në grupet përkatëse). KV Kastrioti, KV Ulpiana, KV M- Technologie, KV Malisheva, KV Klina, KV Suti Sport - Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat