Halimja në bord të FVK-së, a po pajtohen FVK e Prishtina F?

Volejboll

Halimja në bord të FVK-së, a po pajtohen FVK e Prishtina F?

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:51
Halimja në bord të FVK-së, a po pajtohen FVK e Prishtina F?

Ish volejbollistja e mirënjohur, Halime Fetahu, që një kohë është pjesë e bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Kjo konfirmohet edhe nga brenda FVK-së, se Halimja është pjesë e këtij institucioni. Halimja është prej ish volejbollisteve më të mira që kishte Kosova në vitet e pasluftës,  po ashtu edhe në aspektin e politikës sportive shumë e vyeshme dhe po vlerësohet si një kuadër që iu ka dashur FVK-së.

Mos të harrojmë, se Halimja është edhe presidente e KV Prishtina F.  e cila me shumë sukses e ka udhëhequr këtë ekip që kur është ngritur në elitë. 

Drejtori i klubit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, është zëri më kritik i FVK-së, por si duket po arrihet apo është arritur një pajtueshmëri mes FVK-së dhe drejtuesve të Prishtina F, më së miri e fakton edhe Halimja që është pjesë e Bordit të federatës.

Sepse Prishtina F. konsiderohet si opozitë e fortë e FVK-së, por këto lëvizje që kanë ndodhur janë dëshmi se po tejkalohen mospajtimet apo jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat