Serbi i përfaqësueses së Bosnjës, me deklaratë idiote për Kosovën

Volejboll

Serbi i përfaqësueses së Bosnjës, me deklaratë idiote për Kosovën

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:09
Serbi i përfaqësueses së Bosnjës, shpreh urrejtjen për Kosovën

Anëtari i Përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës në volejboll, Milosh Popoviq, ka thënë se nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Kosovës, që pritet të zhvillohet në Novi Pazar, ndërsa një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as shokët e tij që luajnë në skuadrat e Republikës Serbe.

Ai ka theksuar se një vendim të tillë do ta marrë nëse është e vërtetë ajo çfarë ka deklaruar presidenti i Federatës së Volejbollit të Bosnje e Hercegovinës, Alija Fatiç.

“Para së gjithash dua të them se jam sportist dhe më vjen keq që ndodhin situata të tilla, por duhet të reagoj.

Kreu i Federatës përbëhet nga Republika Serbe dhe Bosnje e Hercegovina dhe unë, ashtu si përafërsisht 60 për qind e Përfaqësueses A të B e H, prezantoj Republikën Serbe. 

Për këtë arsye, kurrë dhe në asnjë rast nuk do të luaja kundër të ashtuquajturës Kosovë, ndërsa në bisedë me shokët e nacionalitetit serb, e kam kuptuar se edhe ata mendojnë kështu. Jam serb, nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës dhe pikë”, ka thënë Popoviq për “Glas Srpske”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat