Drita në emocione të shortit për garat evropiane

Volejboll

Drita në emocione të shortit për garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:26
Lorik Ilazi

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, që udhëhiqet nga trajneri i palodhshëm dhe më i suksesshmi i pasluftës në konkurrencën e femrave në volejboll, Lorik Ilazi, me kërshëri e pret shortin që do të hidhet nesër në Luksemburg.

Drita nuk do të garojë në Champions League por në garat e Challenge Cup, e cila e pret shortin me emocione.

Skuadra gjilanase, më e organizuara në vendin tonë, besojnë e shpresojnë se në shortin që hidhet nesër në orën 15.30 edhe fati do jetë në anën e tyre, që mos të hasin në ndonjë rivale shumë të fortë qysh në fazën e parë kualifikuese.

Drita është në vazon 2 me Skavka (Sllovakia), Ponta (Portugali), RSR (Luksemburgu), Holte (Danimarka), Rigas (Letonia), Engelholm (Suedia), Dresder (Gjermania).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat