Derbi shqiptar në Kupat e EuropësDerbi shqiptar në Kupat e Europës

Volejboll

Derbi shqiptar në Kupat e EuropësDerbi shqiptar në Kupat e Europës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:49
Derbi shqiptar në Kupat e Europës

E pabesueshme por e vërtetë. Partizani dhe Erzeni do të përballen mes tyre në fazën eliminatore të kupave të Europës në volejboll për meshkuj dhe më saktësisht në raundin e dytë të turneut të Challenge Cup. Shorti i fazës eliminatore të këtij turneu zhvillohet sipas zonave dhe Erzeni e Partizani i përkasën zonës Ballkanike (BVA Cup).

Në vazon ku ndodheshin skuadrat ballkanike ishin shorti i hedhur sot në Luksemburg vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat shqiptare. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë më 12 nëntor, ajo e kthimit pas dy javësh në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.

Skuadra që do të fitojë këtë derbi shqiptar do të kualifkohet më tej, ku do të përballet me skuadrën italiane të Allianz Powervolley Milano. E sigurtë është që një nga dy ekipet shqiptare do të avancojë në këtë rrugëtim, ndeshjet e të cilit do të luhen më datat 10 dhe 17 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat