Luboteni kundër turqve, Drita përballet me greket 

Volejboll

Luboteni kundër turqve, Drita përballet me greket 

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:20
Luboteni kundër turqve, Drita përballet me greket 

Short aspak i lehtë për skuadrat tona që do të na përfaqësojnë në garat evropiane në volejboll. Kampioni i Kosovës, Luboteni nga Ferizaj (meshkuj), klubi më i organizuar në Kosovë, që ka kryetar të palodhshmin Gazmend Hoxhën, do të ndeshet me ekipin turk MaliyeMilli Piyanga nga Ankara, në kuadër të Challenge Cup.

Skuadra ferizajase do të mundohet të përgatitet sa më mirë, veçmas edhe të përforcohet për sfidën evropiane.

Në konkurrencën e femrave, Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës, me një kryetrajner të jashtëzakonshëm, Lorik Ilazin, njohën rivalen në Challenge Cup. Drita do të ndeshet me greket AO Thoras Santorini.

Drita ka sprovë të vështirë por shpreson të përgatitet sa më mirë dhe të arrijnë më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat