Familja Ibrahimi, të gjithë sportistë!

Volejboll

Familja Ibrahimi, të gjithë sportistë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:55
Arlind dhe Edon Ibrahimi

Një familje me volejboll! Abedin Ibrahimi, një kohë trajner, aktualisht kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërsa djemtë e tij, Arlindi 26 vjeç e Edoni 24, janë trajner. I pari është kryetrajner i KV Ferizajt (meshkujt) dhe i dyti kryetrajner i Kastriotit (femrat) në edicionin që e lamë pas. 

Image

Arlind Ibrahimi

Jo vetëm këta, motra e tyre Nazmija është volejbollistja më e mirë në vendin tonë dhe anëtare e KV Kastriotit dhe e kombëtares së Kosovës. Vëllezërit Arlindi dhe Edoni tregojnë shumë gjëra interesante për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Bota sot”: Një familje me volejboll, a është edhe një motiv shtesë për të gjithë?
Edoni:
Padyshim që po!
Arlindi: Motiv, edhe mund të quhet motiv por është edhe një “monotoni” ta quaj në një farë forme sepse deshtëm e s’deshtëm çdo herë diku gjatë bisedës edhe gjatë mbrëmjes familjare përsëri lidhemi me sportin, volejbollin në veçanti.  Gjithsesi është kënaqësi që ndajmë shumë përvoja nga trajnime të ndryshme, nga gara të ndryshme. 

“Bota sot”: Jeni me moshë të re, si lindi dashuria për volejboll?

Edoni: Të them të drejtën unë jam më i riu si nga mosha si nga përvoja, as që e kam menduar më parë se do të merrem me volejboll, edhe pse gjatë gjithë kohës isha prezent në stërvitjet e ekipi (normal isha shumë i vogël, por mbaj mend shumë gjëra), realisht fillimet ishin para 5 apo 6 vjetësh ku edhe fillova të ndjekë me shumë stërvitje te ekipit si dhe ndihmoja si të grupmoshat ashtu edhe të ekipi i parë, dhe pastaj disa kurse për fillim si refer, pastaj për trajner që u mbajtën nga ana e federatës (kombëtare), pastaj edhe ato ndërkombëtare Niveli I nga FIVB.

Image

Edon Ibrahimi

Arlindi: Hahahahaha, realisht nuk është se jam edhe në një moshë bash të re por gjithsesi tani kam krijuar një përvojë në volejboll. Si lindi dashuria për volejbollin? Realisht nuk e di. Sepse që nga hapat e mi të parë gjendem nëpër palestra së bashku me ekipin. Dhe në një mënyrë jam rritur me volejbollin dhe ndoshta edhe me klubin sepse kuptohet volejbolli të unë erdhi përmes KV Kastriotit, ku babai ishte trajner dhe shumë herë e ndiqja në stërvitje e takime që zhvilloheshin, kështu që pa e kuptuar fare vetëm isha në volejboll.

“Bota sot”: Edon, trajner i KV Kastriotit, sa është vështirë të udhëhiqet një ekip e senioreve, a e keni presionin e secilës sfidë?
Edoni:
Po flas për vitin e kaluar, padyshim se ishte periudha më e vështirë prej se mbaj mend unë, vetëm një javë para kampionatit më komunikuan se do të isha trajner i parë, në fillim nuk kam pranuar pasi përgatitjet akoma nuk kishin filluar, nuk kishim asnjë mbështetje financiare, por pas bisedës me vajzat dhe normalisht trajnerin tjetër Arlindin, vendosem të pranojmë këtë sfidë, e cila padyshim se ishte shumë e vështirë, sidomos nga ana financiare ku shumicën e shpenzimeve i mbuluam nga xhepat tanë. Presion nuk mundë të them, presionin e vërtet e kam ndier pas përfundimit të kampionatit, ku kishte nga ata të cilët më kritikonin. 

“Bota sot”: Arlind, trajner i KV Ferizajt, në moshë të re, sa është vështirë të udhëhiqet një ekip i seniorëve?
Arlindi:
Fillova si i ri në klubin e KV Ferizaj, ku mora hapat e parë në volejboll. Pastaj ndërrova ambient, kalova në KV AKPA Te Luzha, KV Luboteni i tanishëm, ku disa herë fituam titullin dhe kupën. Tash si trajner i KV Ferizaj në ligën e parë dhe Superligën B, nuk është se kam pasur ndonjë presion. Tani Superliga është diçka tjetër, një nivel shumë më ndryshe se niveli në sezonin e shkuar. Nuk ndjej presion. Besoj që jam gati për këtë hap. Përndryshe nuk do të ndërmerrja këtë hap. Gëzoj përkrahjen totale nga kryesia e KV Ferizaj dhe kjo është një gjë për të cilën dua ti falënderoj si për përkrahjen ashtu edhe për besimin e treguar në mua, kjo në një mënyrë nënkupton përgjegjësi për mua dhe do të mundohem që t’jua shpaguaj besimin që kanë në mua! 

Image

Familja Ibrahimi, të gjithë sportistë

“Bota sot”: Vëllai i madh Arlindi drejton Ferizajn dhe ju si më i vogli Kastriotin, a e këshilloni njëri tjetrin para një sfide?
Edoni:
Padyshim se po, sidomos në skuadrën e Kastriotit ai ishte krahu i djathtë për gjithçka, kurse për ekipin e djemve nuk është se kam mundur ti ndihmoj ndonjë gjë.
“Bota sot”: Vëllai i vogël Edoni drejton Kastriotin femrat dhe ju si më i madh Ferizajn, a e këshilloni njëri tjetrin para një sfide?
Arlindi
: Po është e vërtet që Edoni drejton KV Kastriotin ku unë isha asistent, pasi që isha edhe lojtar aktiv. Dhe është e natyrshme. 
“Bota sot”: Sa e keni përkrahjen e babait tuaj, Abedini, njeriu që dha shumë për volejbollin, Kastriotin dhe tani është kryetar federate?
Edoni:
Të them të drejtën, sidomos këtë sezon që e lamë pas ishte shumë i angazhuar me punët në federatë, sa nuk mbaj mend të ketë përcjellur ndonjë takim live nga palestra. Por padyshim se këshillat nga ana profesionale nuk kanë munguar kurrë.
Arlindi: Që ndihmojmë shumë herë njëri tjetrin megjithëse niveli dhe përgjegjësia në KV Kastriotin është më e madhe. Edoni ishte më i nxënë rreth kampionatit të femrat por gjithsesi, padyshim që këshillohemi shpesh, bile jo vetëm me Edonin por edhe me Nazen e cila tani më është një lojtare me përvojë. Hahaha, kryetari qysh po e thërrasim tash së fundi ka përgjegjësi të tjera dhe besoj që angazhimet e tij janë më shume se Kastrioti apo karrierat tona si trajner e lojtar. Këtë vitin e fundit ishte shumë i angazhuar me punët në federatë. Dhe ka raste edhe kur nuk takohemi fare 2 apo 3 ditë.
“Bota sot”: Krahas si trajner i volejbollit me çfarë merreni në jetën private?
Edoni:
Edoni pos volejbollit është edhe në fakultet ku kam përfunduar studimet master, tani vetëm jam në përgatitje të temës dhe besoj së shpejti do e përfundoj. Në kohë të lirë jam i angazhuar edhe në biznesin e familjes,  kemi përfaqësi për veshje sportive ‘Errea Sport’ nga Italia, përpiqem sado pak të ndihmoj, por në  shumica e kohës mund të më gjeni në palestër (me grupmoshat e reja si dhe gjatë verës me aktivitetet e beachvolleyt.
Arlindi: Krahas volejbollit Arlindi është edhe fizioterapeut i diplomuar gjithashtu edhe së shpejti pritet të mbroj temën e masterit në fakultetin e kulturës fizike në universitetin e Tetovës. Por siç dihet është e vështirë për të thënë e pamundur që të mbijetohet me sportin në Kosovë, këtë e them fatkeqësisht. Ne kemi edhe biznesin familjar ‘ANE Sport’, ku jemi distributorë i autorizuar i brendit italian të veshmbathjeve sportive ‘ERREA’.
“Bota sot”: Çfarë makine nget?
Edoni:
Makinë personale nuk kam, por të familjes. Mercedes E class.
Arlindi: Hahahahhah, biçikletë kryesisht gjatë verës. Nuk kam makinë personale.
“Bota sot”: Çka synoni për te ardhmen?
Edoni:
Nuk di saktësisht, ka kohë, duhet të ulemi me kryesinë dhe të bisedojmë, pasi siç e ceka edhe më parë kishte edhe nga ata të cilët menduan se me at grup lojtaresh do mund të bëhej më shumë. Kështu që të shohim çfarë do të ndodhë, gjithsesi mund të them se ndryshime të mëdha do të ketë.
“Bota sot”: Edon, jeni shpallur kampion me grupmoshen u-16 të Kosovës femrat dhe me ndryshimet e bëra ne federatë, i bie që selektorët e kombëtares të jenë trajnerët qe fitojnë garat për të rinj?
Edoni:
Padyshim që për mendimin tim kjo ishte një ndër vendimet më të qëlluara, pasi do të rritet motivi për punë. Nëse nuk do të bëhet ndonjë ndryshim tjetër i bie të jem edhe selektor për ato grupmosha, që në gusht do të zhvillohet Kampionati Ballkanik U-17 në Bosnjë. Padyshim se një falënderim i veçantë shkon për vajzat e  ekipit që zhvilluan një kampionat fantastik, 12 ndeshje 12 fitore dhe me plot meritë u shpallen kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat