Finale dramatike, amerikanet mbrojtën titullin 

Volejboll

Finale dramatike, amerikanet mbrojtën titullin 

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:53
Finale dramatike, amerikanet mbrojtën titullin 

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbrojti titullin e kampiones në Ligën e Kombeve në volejboll (femrat).

Në një finale dramatike, volejbollistet amerikane e mposhtën Brazilin me rezultat 3:2 (20:25, 22:25, 25:15, 25:21, 15:13).

Finale për t’u mbajtur mend, për faktin se Brazili ishte në epërsi me 0:2, por ndodhi kthesa e madhe, kur vashat amerikane dhanë maksimumin dhe ia dolën të barazojnë shifrat 2:2, pastaj në setin taj-brek amerikanet ngadhënjyen me 15:13 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Te amerikanet u shqua Andrea Drews me 33 pikë, e cila u zgjodh lojtarja më e mirë. Në ndeshjen për vendin e tretë, Kina fitoi me 3:1 (25:23, 25:15, 20:25, 25:21) ndaj Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat