A i duhen kombëtares së Kosovës Ganimete Gërbovci e Shemsije Asllanaj?

Volejboll

A i duhen kombëtares së Kosovës Ganimete Gërbovci e Shemsije Asllanaj?

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:03
Ganimete Gërbovci

Sa më shumë emra të njohur aq më mirë për kombëtaren e Kosovës pavarësisht se cilës kategori i takon U18-, U-20 apo senioreve. Emra të njohur të volejbollit, apo që dhanë shumë në secilën periudhë qoftë në kohën e okupimit qoftë të pasluftës, gjithsesi se i duhen si trajnere Kombëtares së Kosovës. 

Image

Shemsije Asllanaj

Sepse emra si Ganimete Gërbovci, Shemsije Asllanaj etj. i duhen kombëtares së Kosovës, pra si trajnere, sepse kanë një bagazh të mirë, veçmas Shema që ka qenë edhe pjesë e kombëtares Shqiptare, pastaj Ganja ka pasur një përvojë në Dannuziano të Italisë dhe ka qenë lojtarja prej më të mirave në kombëtaren e Kosovës.

Megjithatë, këto emra dhe shumë emra me përvojë i duhen Kombëtares, sepse brezi i ri kanë çka të mësojnë nga ish volejbollistet. Tentuan ta kontaktojmë Ganimete Gërbovcin, por kontakti ka qenë i pamundur me të sikurse edhe me Shemën. Ndërkaq, pritet që Federata e Volejbollit të Kosovës të veprojë në këtë drejtim dhe këta emra t’i sjellë në Kombëtare, sepse i duhen shumë dhe do t’i sjellin edhe një frymë pozitive.  

Edhe njohësit e volejbollit thonë se angazhimi i këtyre emrave do të ishte në favor të kombëtareve.  Lënia anash e emrave të mëdhenj nuk i bën nder as FVK-së.

Është mëkat që këto emra të lihen anash apo mos të kontaktohen nga FVK-ja, sepse këto ish lojtare që dhanë shumë, disa herë janë shpallur më të mira apo në dhjetëshen më të mirët të vitit nga ana e Federatës së Volejbollit të Kosovës.  

Sporti skofiar ka nevojë për emra të rinj të trajnerëve, veçmas të ish volejbollisteve, sepse përvoja e tyre do të thotë shumë dhe që mund të sjellë edhe cilësi më të madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat