Prishtina Volley-M në Ligën Ballkanike

Volejboll

Prishtina Volley-M në Ligën Ballkanike

Nga: K. G. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:12
Prishtina Volley-M në Ligën Ballkanike

Lajm i madh për sportin e Kosovës, klubi i volejbollit Prishtina Volley - M do të garojë në Ligën Ballkanike. 
Është një sukses i madh për sportin skofiar, sepse do të shënojë edhe një histori tjetër të volejbollit tonë.

Kryetrajneri i prishtinasve, Xhavit Kajtazi, konfirmon pjesëmarrjen në këtë garë të rëndësishme. 

“Njëra ndër skuadrat më të mira të Kosovës në volejboll për meshkuj, Prishtina Volley M do të merr pjese në Ligën Ballkanike.

Fituesi i Kupës së Kosovës në vitin 2015 dhe nënkampioni i shumëfishtë i shtetit, i themeluar në vitin 2014, Prishtina Volley-M, pritet te përforcohet me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të ketë paraqitje të denjë dhe cilësore”, shkruan Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat