Kampionati Ballkanik i beachvolleyt në Prishtinë

Volejboll

Kampionati Ballkanik i beachvolleyt në Prishtinë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:17
Kampionati Ballkanik i Beachvolleyt në Prishtinë

Në Prishtinë, ka nisur sot Kampionati Ballkanik i Beachvolley për moshën U-20. Në këtë event përfaqësohet edhe vendi ynë me dy çifte për djem.

Ekipi Shqipëria 1 përbëhet nga Redi Bakiri dhe Leonardo Doda, ndërsa ekipi Shqipëria 2 përbëhet nga Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu.

Në ndeshjet e luajtura paraditen e sotme, çiftet kuqezi kanë arritur të fitojnë ndaj rivalëve të tyre, duke e nisur mbarë turneu.

Duke u uruar çifteve shqiptare suksese të mëtejshme në këtë Ballkaniadë, ja rezultatet e arritura në ndeshjet e para të këtij turneu.

Rezultatet
Shqipëria 2 – Bosnjë/Herzegovinë 2:0 (21:11, 21:13)
Shqipëria 1 – Maqedonia 2:0 (21:12, 21:8)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat