Rexhepi vendos për Ferizajn

Volejboll

Rexhepi vendos për Ferizajn

Nga: K. G. Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:59
Rexhepi vendos për Ferizajn

Ekipi që po befason të gjithë padyshim është Ferizaj që po sjellë në petkun e tyre volejbollistë të shquar, si Bardhyl Hajdarajn, Driton Bytyqin, Art Tërstenën dhe tani edhe Durim Rexhepin e KV Luboteni nga Ferizaj.

Në bazë të përforcimeve, ferizajasit do të luftojnë për titullin e kampionit në elitën e volejbollit të Kosovës.

“Njëri ndër volejbollistët më të mirë në Kosovë, Durim Rexhepi, është transferimi i radhës i KV Ferizaj.

Rexhepi me cilësinë dhe përvojën e tij prej një qendre të jashtëzakonshme, do ta ndihmoj Ferizajn në sukseset e radhës. Me Durimin dhe të tjerët Ferizaj aspiron shumë më shumë këtë sezon”, bëhet e ditur nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat