Mimoza apo nënkryetarja me stil të ri

Volejboll

Mimoza apo nënkryetarja me stil të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:59
Mimoza Shkodra

Komuniteti i volejbollit është mësuar më shumë që ta shoh Mimoza Shkodrën me veshje sportive ose me garderobë të një profesoreshe, por assesi në një mënyrë tjetër, siç është në foto me fustan solemn dhe me ngjyrë sikur e bardhë që pak a shumë ka ngjyrën e hirit.

Stili i saj ka ndryshuar për 90 shkallë, për shkak të një gazmendi familjar jo vetëm me veshje por edhe me lukun ekstravagant.

Mimoza përveç që është profesoreshë e vyeshme e volejbollit, tani e një kohë edhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, që njihet si femra më e palëkundur dhe e fjalës, po ashtu edhe me pedantja!

Sa ishte si volejbolliste vlerësohej shumë si një ndër bllokeret më të mirat në Kosovë, por edhe si tip modele, me trup të ndërtuar perfekt, dhe ky vlerësim vazhdon edhe me tej jo vetëm nga komuniteti i volejbollit por edhe më gjerë.

Image

Mimoza Shkodra me bashkëshortin, ish basketbollistin dhe trajnerin Arben Bislimi

Ajo gjithmonë është në nivelin e detyrës, principi i saj, aftësia prej intelektualeje, dhe puna që të kryhet në afat të caktuar Mimozēn përherë e bënë ndër më të veçantat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat