Klubit të volejbollit Skenderaj u rrezikohet shuarja 

Volejboll

Klubit të volejbollit Skenderaj u rrezikohet shuarja 

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 18:57
Klubit të volejbollit Skenderaj u rrezikohet shuarja 

Mungesa e mbështetjes financiare dhe kushtet e vështira e pamundëson funksionimin e mëtejmë të këtij klubi.

Njoftojmë opinionin sportdashës, se të vetmit klub për femra në Skenderaj, K.V Skenderajt, kampion e disa herë nënkampion, e së fundit edhe fituese e kupës së Kosovës në volejboll për femra, me një numër të madh talentesh, me shtatë përfaqësuese në kombëtaren e Kosovës, i rrezikohet shuarja.

Kjo po ndodhë jo me dëshirën e kryesisë e lojtareve, por për arsye të vështirësive financiare për vazhdimin e garave të mëtutjeshme. Lojtarët e këtij klubi, në saje të talentit të tyre dhe suksesit të treguar në këtë klub, janë të kërkuara në disa klube më të mira të vendit dhe jashtë saj, ku edhe  kanë oferta serioze gjë që KV Skenderaj nuk mund ti ofrojë.  

Edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit tone që të vazhdojmë tutje, kjo gjë tanimë është diskutabile sepse afati i paraqitjes se klubeve për pjesëmarrje është deri këtë të shtune.

Mbetemi me shpresë që deri atëherë ta gjejmë ndonjë donatorë serioz në të kundërtën do ti lirojmë të gjitha lojtaret e këtij klubi dhe më nuk do të marrim pjesë në garat e Superligës së Kosovës.

I falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan dhe ishin pranë nesh deri më tani”, shkruan në komunikatën e kryetarit të Klubit Agron Istogu. Duhet theksuar se KVF Skenderaj është fituesi i Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat