Elita e Kosovës me 20 klube, një femër presidente që do ta luajë gishtin! Kush është Ganimetja? 

Volejboll

Elita e Kosovës me 20 klube, një femër presidente që do ta luajë gishtin! Kush është Ganimetja? 

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:56
Elita e Kosovës me 20 klube, një femër presidente që do ta luajë gishtin! Kush është Ganimetja? 

Të gjithë e presin me padurim fillimin e kampionatit të ri në elitën e volejbollit të Kosovës, e cila numëron gjithsej 20 ekipe (10 femra e 10 meshkuj)!

Veçori është se nga 20 klube në elitë (10 femra e 10 meshkuj) është vetëm një femër presidente e një klubit apo siç thonë në popull: që do ta luajë gishtin si mbretëreshë! Është Ganimete Gërbovci presidente e klubit të volejbollit Prishtina F (femrat), që ka pretendime për katër vendet e para!

Asnjë klub tjetër nuk ka asnjë femër presidente, sidomos të femrat, që do të ishte një model i mirë që të ndiqet shembulli i Prishtina F, sepse do të ishte shumë e mirë të kemi sa më shumë femra në pozitat kyqe!

Kush është Ganimetja? 

Është e rritur me frymën e volejbollit, që ka nisur hapat e parë në kohën e okupimit në Dritë të Gjilanit dhe pas luftës ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, një kohë edhe në Mabetex që pastaj u shndërrua në Universitetin AAB dhe e KV Prishtinës. Një periudhë të shkurtër veshi edhe fanellën e KV Kastriotit të Ferizajt! Në vitet e pasluftës  ka qenë edhe si administratore në Federatën e Volejbollit të Kosovës, disa vite luajti edhe në ekipin italian Dannuziano! Në vitet e fundit kryetrajnere e Prishtina F, ndërsa sivjet menaxhmenti i klubit e vendosi si presidente!

Presidentja e parë femër që ka një mijë mundësi që të bëjë ndryshime pozitive dhe për të mirë nëse i shkon ashtu si di edhe administrimi!  Ganimetja është një tip shumë interesant, pak e pranishme në media, e heshtur dhe me një vizion të qartë, që sigurisht shpejt do të shpalos edhe KVF Prishtina F.

Pavarësisht, kësaj po të kishim edhe dy apo tri klube tjera me presidente, sigurisht se do të ishte mirë për sportin skofiar. A do të jetë Ganimetja gruaja e hekurt në sportin skofiar, që mund ta rrah tavolinën në momentet kur ka padrejtësi, do të shihet në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat