Drena-Rukolli shpëton nga shuarja KV Skenderajn 

Volejboll

Drena-Rukolli shpëton nga shuarja KV Skenderajn 

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:22
Drena-Rukolli shpëton nga shuarja KV Skenderajn 

Para pak ditësh klubi më i suksesshëm në komunën e Skenderajt, KV Skenderaj, në mungesë të mbështetjes financiare kishte njoftuar se klubi i vetëm i volejbollit për femra i kësaj komune, veç ishte dorëzuar në mungesë të mjeteve financiare. “Zakonisht në ditë të vështira, gjenden edhe njerëz e kompani që bëjnë zgjidhje dhe i dalin në mbështetje së drejtës, dhe e nxjerrin nga situata, për të mos ua humbur shpresën e së ardhmes.

Kështu, pas disa bisedimesh me presidentin e kompanisë Drena - Rukolli, z. Rrustem Rukolli dhe kryetarit të KV Skënderaj z. Agron Istogu, sot u arrit një marrëveshje e kënaqshme për klubin. Tashmë kompania në fjalë do të jetë sponsorë gjeneral i klubit. KV Skenderaj nuk i mbetët tjetër, pos ta falënderoj përzemërsisht këtë kompaninë në fjalë e cila në situatën më të vështirë për klubin, i erdhi në ndihmë, dhe do të i mundësoj zhvillimin e kampionatit.

Gjithashtu i falënderojmë të gjitha lojtarët për përkushtimin dhe besnikërinë e treguar ndaj klubit. Më këtë, KV Skenderaj u hyn garave me optimizmin më të madh, si dhe pretendimit serioz për titullin kampionit ,si dhe të dal fituese e Kupës së Kosovës. Edhe kryetari i Komunës z. Bekim Jashari shprehet i lumtur me rastin e gjetjes së sponzorit për KV Skenderaj, njeherit premtoj qe edhe komuna brenda mundësive të veta do ta ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate ne te cilin gjendet ekipi ynë.

Kryesia e klubit KV Skenderaj, dëshiron raporte sa më të mira me komunën e Skenderajt dhe sidomos me Kryetarin e Komunës z. Bekim Jasharin, dukë e kërkuar edhe mbështetjen e tij, pasi që klubi ynë është dhe mbetet tash për tash nderi i saj”, bëhet e ditur nga klubi, fitues i Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat