Ramadani/Sylejmani mposhti dyshen turke

Volejboll

Ramadani/Sylejmani mposhti dyshen turke

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:29
Ramadani/Sylejmani mposhti dyshen turke

Edhe pse ishin të lira në raundin e parë, për shkak të rejtingut të lartë në BVA, dyshja e kombëtares së Kosovës në beach volley Valmira Ramadani/Dhuratë Sylejmani ka shënuar fitore në rrethin e dytë të garave në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley.

Ramadani/Sylejmani mposhti dyshen turke Caglayan/Alan TUR me rezultat 2:0 (24-22, 21-17).

Në rrethin e tretë dyshen kosovare e pret sfidë më e vështirë, meqë do të përballen me çiftin e tretë në rangimin e BVA-së, Eryildiz / Atasoy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat