Kjo është gruaja e vetme në një sport të Kosovës, të gjithë meshkuj!

Volejboll

Kjo është gruaja e vetme në një sport të Kosovës, të gjithë meshkuj!

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Superliga e Kosovës në volejboll, numëron 20 klube (10 të meshkujt e 10 të femrat), por që ka një karakteristikë: Është vetëm një femër presidente e një klubit, të tjerat i kanë meshkuj! 

Image

Ganimete Gërbovci, president e Prishtina F

Është e vetmja grua që iu besua pozita e presidentes së klubit të volejbollit Prishtina F, Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste e spikatur, një kohë kishte luajtur edhe në Itali dhe njëherësh edhe ish reprezentuese e Kosovës.  

Klubet tjera i kanë meshkujt president. Një femër presidente, gjithsesi se është një risi për edicionin e ri. 

Prishtina F po bëhet klub interesant dhe premtimi i tyre është që një ditë edhe kryesia të jetë 100 për qind me femra, që të përjashtohen të gjithë meshkujt nga aty! 
Edicioni i ri në konkurrencën e meshkujve, fillon me një sfidë interesante, mes kampionit Lubotenit dhe të Pejës.

Befasi tjetër është edhe trajneri më i ri në ligë, Arlind Ibrahimi me Ferizajn, që me përforcime që ka bërë sado kudo fut frikë të rivalët tjerë. Mos të harrojmë edhe trajnerin e vyeshëm e me përvojë të Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, i cili me punën e tij ka ndërtuar një ekip të frikshëm për secilin rival dhe gjithsesi se ka rritur edhe rivalitetin e ligës.  
Te femrat, Drita nga Gjilani futet me misionin për mbrojtjen e titullit. Këtë e thotë edhe trajneri Lorik Ilazi. 

Java e parë, femrat - e diel: Prishtina F-Fushë Kosova 13:00, Vushtrria-Kastrioti (14.30), Skenderaj-Gryka (15.00, M-Technologie-Ferizaj (17.,00) dhe Feronikeli-Drita.
Meshkujt - e shtunë: As Vushtrria-Ferizaj (17.00), e diel: Prishtina Volley-Vëllaznimi (14.00), Ulpiana-Theranda (18.00), Luboteni-Peja 20.00 dhe Drita-Drenica (20.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat