Prishtina shënon fitore ndaj debutueses 

Volejboll

Prishtina shënon fitore ndaj debutueses 

Nga: K. G. Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:33
Prishtina shënon fitore ndaj debutueses 

Volejbollistet e Prishtinës F shënuan fitore me rezultat 3:0 në përballje me debutuesen Fushë Kosovën, në hapjen të edicionit të ri të Superligës së Kosovës (femrat).
 Vashat e Prishtinës treguan lojë më të mirë në të tre setet.

Seti i parë u dominua nga prishtinaset me rezultat 25:16, po ashtu edhe i dyti me 25:15.

Në setin e tretë volejbollistet e Prishtinës ishin edhe më të mira në set, duke triumfuar me 25:12 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0.  

Kryeqytetaset pretendojnë të janë në katër vendet e para në renditje, kurse Fushë Kosova me volejbolliste të reja kërkon paraqitje sa më të mira dhe të mbetet në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat