Mehmeti i ka dy fjalë thumbuese për Shpend Ahmetin në lidhje me shkollën ‘Faik Konica’ - Bota Sot
Mehmeti i ka dy fjalë thumbuese për Shpend Ahmetin në lidhje me shkollën ‘Faik Konica’

Volejboll

Mehmeti i ka dy fjalë thumbuese për Shpend Ahmetin në lidhje me shkollën ‘Faik Konica’

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:32
Mehmeti i ka dy fjalë thumbuese për Shpend Ahmetin në lidhje me shkollën ‘Faik Konica’

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina Femrat është shumë irrituar në lidhje me problemet që i kanë dal me sallën sportive të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Ai ka dy fjalë thumbuese për Shpend Ahmetin, të parin e Komunës së Prishtinës. Sepse Mehmeti pretendon se këto padrejtësi duhet të zgjidhen edhe nga Shpend Ahmeti. 

“Faleminderit Drejtoreshës së Arsimit të KK Prishtinë. 

Ju na i dhatë hakun KV Prishtina-Femrat. Nënshkruat vendimin që klubi jonë të vazhdojë ushtrimet në palestrën e Shf. ‘Faik Konica’, tash bëhet 2 muaj ne nuk mundem t’i afrohemi palestrës së shkollës. Si ka mundësi që në një shtet normal dikush të shfrytëzojë palestrën nga 4 orë plus klub privat. Kurse një klub i cili garon në Superligën e Kosovës të lihet jashtë palestrës dhe ky klub është klub i KK Prishtinës plus është edhe ekip i vajzave. Vallë mos duhet të kemi këshilltarin e kryetarit apo kryetarin të familjes dhe të kemi privilegje sikurse Kerasan Prishtina në basketboll.

Po shihet se pa të njohshëm nuk mundemi të bëjmë sport për atë i kemi punët si i kemi në sport se pa të njohshëm nuk na ec neve.

Nëse i bije në sy dashamirëve të sportit dhe udhëheqësve të KK Prishtinës, po ju pyes se palestrat e shkollave a janë të dedikuar vetëm për basketbollin apo edhe për sportet tjera. Është koha e fundit që t’i shikoni oraret nëpër shkolla dhe të bëheni sa ma fer edhe me sportet tjera, sidomos për sportin femëror.

Këtë shkrim ja adresojë kryetarit të komunës së Prishtinës që të rishikoj padrejtësitë që po o bëhet sportit femëror”, shkruan në profilin e tij Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat