Partizani një hap larg kualifikimit në Bosnjë - Bota Sot
Partizani një hap larg kualifikimit në Bosnjë

Volejboll

Partizani një hap larg kualifikimit në Bosnjë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:23
Partizani një hap larg kualifikimit në Bosnjë

Pasi zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në takimin e parë në Tiranë, duke përmbysur kampionen e Bosnjë-Hercegovinës, Partizani në volejboll për femra do të kërkojë nesër ta përfundojë punën e nisur dhe të kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Në orën 19:00 të kuqet do të luajnë takimin e kthimit përballë Zok Bimal Jedinstvo Brçkos. Një ndeshje historike për kampionet e Shqipërisë, të cilat dëshmuan në sfidën e parë se janë në lartësinë e duhur për t’u përfaqësuar denjësisht edhe në elitën e volejbollit europian.

Një ekip që këtë sezon është përforcuar me element cilësorë të huaj, si amerikania Mans, sllovakja Hudeçova, turkja Basa, ruandezja Mukandajisenga, pa harruar afrimet nga brenda kampionatit shqiptar, si Nezaj, Picaku, Kushi apo Gjermeni. Në takimin e parë, ndonëse e nisën në dizavantazh, të kuqet përmbysën gjithçka duke fituar 3-1.

Përveç fitores, Partizanit do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar edhe me një humbje 3-2, ndërsa nëse mposhtet 3-0 apo 3-1, do të kemi “golden set” (set final). Optimist për kualifikim është edhe Rogert Huqi, president i Partizanit, i cili për “Panorama Sport” është shprehur: “Tani e njohim kundërshtarin më mirë dhe gjatë këtyre ditëve do të punojmë që të korrigjojmë gabimet që u shfaqen në ndeshjen e parë. Presim një përballje më të fortë, por kemi shumë besim që do ta kalojmë këtë tur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat