Mbahet turneu ‘Kupa Ismet Ramadani 2019’

Volejboll

Mbahet turneu ‘Kupa Ismet Ramadani 2019’

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2019 Në ora: 15:45
Mbahet turneu ‘Kupa Ismet Ramadani 2019’

Drejtuesit e klubit të volejbollit Ferizaj (femrat) konfirmojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun “Kupa Ismet Ramadani 2019”, që do të mbahet nesër në orën 11.00 në palestrën e sportit “BIll Clinton” në Ferizaj.

Ismet Ramadani ka qenë veprimtar i shquar sportiv dhe një periudhë edhe gazetar (korrespondent) i gazetës kombëtare “Bota sot”.  

Kontributi i tij qoftë në gazetarin sportive e qoftë në sport,  kujtohet më shumë emocione nga të gjithë ata që e njohën.

“Në turne do të marrin pjesë këto skuadra Mirdita Volley nga Shqipëria, Kastrioti i Ferizajt, Ferizaj dhe kampionia Drita nga Gjilani”, bëri të ditur Arta Ramadani, trajnere e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat