KV Skenderaj e humb derbin në Prishtinë

Volejboll

KV Skenderaj e humb derbin në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 17:43
Skenderaj e humb derbin në Prishtinë

Vashat e Skenderajt e humbin derbin në kryeqytet me rezultat të ngushtë 3:2 nga M Technologie, në takimin derbi të javës së tretë të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat).

Vashat e trajnerit Naser Krasniqi me këtë fitore fituan dy pikë dhe ngritën në vend të katërt me 6 pikë, kurse Skenderaj prinë në renditje me 7 sosh por ka një ndeshje më shumë.

Trajneri Ylli Kadriu me Skenderajn u kthyen të paktën me një pikë, por ishin të pafat në tai-brek që ta fitojnë sfidë.

Derbi tjetër luhet nesër në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, mes Prishtina F dhe Kastriotit nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat