Prishtina Volley lider i ri, Ferizaj mposhtet nga Peja

Volejboll

Prishtina Volley lider i ri, Ferizaj mposhtet nga Peja

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:40
Prishtina Volley lider i ri, Ferizaj mposhtet nga Peja

Prishtina Volley-M vazhdon me lojëra të mira dhe regjistron fitoren e katërt rresht në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt). Prishtina triumfoi si mysafir me rezultat 3:1 ndaj Therandës.  

Kryetrajneri Xhavit Kajtazi ka ndërtuar një lojë kompaktë te Prishtina dhe që po reflekton me rezultate të lakmueshme. 

Klubi i volejbollit Peja i shkakton humbjen e parë Ferizajt, duke e mposhtur me rezultat 0:3 (23:25, 21:25, 24:26).   

“Ferizaj pëson disfatën e parë nga Peja. Në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës, Ferizaj pëson disfatën e parë nga ekipi i Pejës nga Peja me rezultat 3:0 dhe kështu ekipi arrin të regjistroj humbjen e parë në këtë edicion”, thuhet nga KV Ferizaj.

Ferizaj bie në pozitën e dytë me 9 pikë, ka dy me pak se lideri i ri Prishtina Volley dhe Peja është në vend të katërt me 6 sosh sa ka edhe Theranda dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat