Trajneri më me së shumti tituj në sportin skofiar në Kosovë

Volejboll

Trajneri më me së shumti tituj në sportin skofiar në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:18
KV Mabetex para disa viteve

Në vitet e pasluftës në Kosovë, ka trajner që kanë thyer rekorde me suksese të njëpasnjëshme apo me trofe në volejboll.

Image

Ai është Naser Krasniqi, dikur volejbollist dhe aktualisht trajner i M-Technologie nga Prishtina.

Krasniqi si trajner i femrave të ish Mabetexit ka fituar pesë tituj rresht më sportin skofiar në periudhën: 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006,  2006 - 2007, 2007-2008 (ky i fundit ishte si AAB-Prishtina).

Domethënë 5 tituj rresht dhe po aq kupa të federatës, që deri tash është rekord i pasluftës, që e pason Drita me katër tituj nga viti 2015 deri me 2019 e të tjerët, me nga dy nga dy dhe një.

Po flasim për rekordet me tituj kampioni po edhe njëkohësisht me kupa të Republikës në këto vite.

ImageMabetex
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat