Ilazi: Drita është në rrugë super të mirë, jemi të përgatitur për Kastriotin 

Volejboll

Ilazi: Drita është në rrugë super të mirë, jemi të përgatitur për Kastriotin 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:42
Ilazi: Drita është në rrugë super të mirë, jemi të përgatitur për Kastriotin 

Vëmendja është në Gjilan ku do të përballen dy ekipet më të mira, Drita, kampione në fuqi dhe Kastrioti i Ferizajt, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës (femrat). Drita i prinë renditjes me 12 pikë, ka një më shumë se Kastrioti që renditet në pozitën e dytë.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, tha se gjithçka është e gatshme për derbin e të dielës, që do të luhet në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti”. Si zakonisht edhe kësaj radhe pritet një numër i madh i tifozëve në palestër, sidomos “Intelektualët” që të jenë në përkrahje të kampiones. “Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë kampionat dhe ndeshjet që na presin.

Gjëja më e mirë që po ndodhë te Drita është se në këtë vit ju kemi dhënë përparësi shumë lojtareve të reja dhe ato po ecin shumë mirë. Ne tani në përbërjen kemi shumicën me vajza të reja nga Akademia Drita, gjithashtu edhe në përbërje kemi 2 vajza të cilat për herë të parë mbajnë barrën e lojës, të cilat janë Belinda Xhymshiti - 17 vjeçarja nga Akademia Drita dhe Lura Pireva e cila erdhi nga Prishtina Volley që po ecën shumë mirë! Ne me këtë përbërje fituan Superkupën dhe deri tani jemi ekip pa asnjë set të humbur dhe besoj që ta ruajmë këtë ritëm të mirë deri ne përfundim.

Ky kampionat deri tani na ka sjell shumë të mira dhe kjo tregon se Drita është në rrugë super të mirë. Këtë fundjavë pikërisht të dielën me 10 nëntor në ora 17:30 në Gjilan do të luajmë kundër Kastriotit, një rival i kahmotshëm i Dritës i cili njihet për aftësitë e veta të një ekipit të mirë të organizuar dhe me traditë.

Për ata që nuk njohin shumë historinë e volejbollit kosovar Kastrioti ka qenë kandidati kryesor i Dritës për diku 10 vite rresht ku nga shumë kampionate këto dy skuadra janë takuar në finale. Përparësia jonë është një grup shumë i komponuar i cili funksionon si një orkestër!”, thotë Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat